Lajme
Kërcënohet prokurorja Fetai, Policia ia ruan shtëpinë
Për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme, shtëpia e prokurores speciale Fatime Fetai është duke u ruajtur nga forcat speciale ALFA
Prokurorja më në zë e shqiptarëve në Maqedoni, Fatime Fetai po vazhdon të kërcënohet nga grupet kriminale, për shkak të vendosmërisë së saj për t’i ndjekur të gjithë politikanët e inkriminuar në vepra penale. Për shkak të këtyre kërcënimeve, shtëpinë e saj janë duke e ruajtur forcat speciale të Policisë Maqedonase ALFA.
Nga Ministria e brendshme nuk kanë shpjeguar kush e ka kërcënuar familjen e Prokurores Speciale edhe pse vet ajo kohë më parë publikisht kishte deklaruar se fëmijët e saj janë cak i kërcënimeve nga persona të panjohur.
Ndryshe, Fatime Fetai u bë heroinë e vërtetë pas deklaratave publike se nën patronazhin e fuqive ndërkombëtare ajo dhe Prokuroria Speciale do të ndjekin secilin që ka shkelur ligjin dhe ka keqpërdorur pushtetin, pa marrë parasysh pozitën e të dyshuarit në ekzekutiv ose në parti të caktuar.
Fetai është prokurore Speciale në Shkup. Sipas një profili në facebook, prokurorja shqiptare është 32 vjeçe dhe ka kryer Fakultetin Juridik në Shkup, ku edhe më pas ka përfunduar magjistraturën. Fillimisht ajo karrierën në sferën e drejtësisë e ka filluar në Gjykatën e Apelit në Gostivar, ku ka punuar disa vite si bashkëpunëtore profesionale.
Në këtë vend ajo qëndroi deri në vitin 2011, kur edhe u zgjodh si Prokurore në prokurorinë themelore në Shkup.
Në këtë institucion ajo ka punuar deri në fund të vitit 2015, kur edhe zgjidhet si prokurore në Prokurorinë Speciale të udhëhequr nga Katica Janeva. Prokurorja Fatime Fetai është lindur në fshatin Negotinë të Gostivarit dhe është e martuar në fshatin Bogovinë të Tetovës, raporton Albinfo.Ch.
Rasti i fundit që Prokuroria Speciale e Maqedonisë ka hetuar dhe nisur proces është rastio i quajtur “transportter”. Aty hetohet Komuna e Manastirit, kryetari i saj dhe dy ministra. Në rastin “Transporter”, janë të dyshuar 22 persona, ndërsa për 11 persona Prokuroria Speciale ka propozuar masën e paraburgimit.
E-Diaspora
-
Gjermani
Turnir futsalli në Berlin për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së Komuniteti shqiptar në Berlin mblidhet për të nderuar kontributin historik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës... -
Suedi
Nxënësit shqiptarë triumfojnë në Kuizin e Diturisë 2026 në Laholm, Suedi -
Zvicër
Shqiptarja Rixhil Agushi siguron mandat në Stadtrat të Schlierenit -
Dy politikanë shqiptarë fitojnë në Asamblenë e Lozanës –Tora Vlora dhe Musa Kamenica -
Gzim Rama zgjidhet në Ekzekutivin e komunës Moudon – del i pari në raundin e parë
Jeta në Zvicër
-
Zvicra drejt zgjatjes së misionit të saj ushtarak në Kosovë deri në vitin 2029 Mandati i trupave zvicerane në kuadër të KFOR-it do të vazhdojë me maksimum 215 ushtarë, me... -
Zvicër: Temperaturat zbresin sërish këtë javë -
Fluturimet e kësaj kompanie nga Aeroporti i Bazelit deri në 1,682% më të shtrenjta -
Propozohet taksë për biletat e avionit në Zvicër për të financuar transportin publik -
Zvicër
Shqiptarja Rixhil Agushi siguron mandat në Stadtrat të Schlierenit











