Lajme

Putin kërcënon Evropën me luftë

Takimi 5 orësh mes presidentit francez, Emmanuel Macron dhe atij rus, Vladimir Putin, si rezultat pati kërcënimin për Evropën, të cilin e paralajmëroi Putin. Sipas tij, nëse Ukraina i bashkohet NATO-s, vendet evropiane do të tërhiqen në një konflikt ushtarak me Rusinë.

“A e kuptoni se nëse Ukraina anëtarësohet në NATO dhe vendos të marrë mbrapsht Krimenë me mjete ushtarake, vendet europiane do të hyjnë automatikisht në luftë me Rusinë? Sigurisht, potenciali i NATO-s së bashku dhe Rusisë nuk krahasohet, edhe në terma nuklearë, por askush nuk ka për të dalë fitimtar, kjo luftë nuk do të ketë fitues, dhe ju do të tërhiqeni në këtë konflikt kundër vullnetit tuaj”, tha Putin, transmeton Albinfo.ch.