Lajme

Kërkesa për dru zjarri po “shpërthen” në Zvicër

“Ne thjesht nuk mund të vazhdojmë më me porositë”, tha Samuel Jenni, drejtor i Jenni Holz AG, një nga prodhuesit më të mëdhenj të drurit në Zvicër.

 

Për shkak të mungesës së mundshme të energjisë elektrike, një numër në rritje i njerëzve po grumbullojnë dru zjarri për t’u përdorur për ngrohje gjatë dimrit, njofton albinfo.ch.

“Ne thjesht nuk mund të vazhdojmë më me porositë”, tha Samuel Jenni, drejtor i Jenni Holz AG, një nga prodhuesit më të mëdhenj të drurit në Zvicër.

Kërkesa për dru zjarri ka qenë aq masive sa “kjo histeri na krijon shumë stres”, tha Jenni, veçanërisht pasi furnizimi me dru të rinj nuk është i mundur deri në tetor, kur priten pemët.

Markus Heitzmann, kreu i Shoqatës Zvicerane për Ngrohësit e Drurit, i cili përfaqëson rreth 20 furnizues dhe prodhues në sektorin e ngrohjes me dru, konfirmoi informacionin.