Lajme
Kërkesat turke për viza të shpejta në Zvicër, në rritje
Zvicra ka marrë tashmë 1500 kërkesa për viza në kuadër të procesit të përshpejtuar të vizave për refugjatët nga tërmeti, raporton RTS, përcjell albinfo.ch.
Këto synojnë kryesisht qytetarët turq që humbën shtëpitë e tyre në tërmetet masive që goditën Turqinë jugore dhe veriun e Sirisë më 6 shkurt. Zvicra ka rënë dakord t’u japë atyre viza deri në 90 ditë, në kushte të caktuara.
Ata duhet të kenë një pasaportë dhe familje të ngushtë tashmë në vendin alpin. Nëse kanë humbur pasaportën nga tërmeti, kanë nevojë për një provizore emergjente nga autoritetet turke.
Ndërkohë Mirjana Spoljaric Egger, presidente e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC) me bazë në Gjenevë, ka bërë thirrje për depolitizimin e ndihmës humanitare për Sirinë dhe për mbështetje financiare nga komuniteti ndërkombëtar.
Ajo theksoi se tërmeti kishte goditur një vend, ku tashmë kishte “shkatërrim masiv të infrastrukturës dhe vuajtje të njerëzve” për shkak të luftës civile 12-vjeçare në Siri. Shumica e rajoneve të goditura nga tërmeti mbahen nga rebelët.
“Shpresoj që ICRC së shpejti do të jetë në gjendje të hyjë në të gjitha territoret siriane. Është thelbësore të depolitizohet ndihma humanitare”, tha Spoljaric, e cila vizitoi Sirinë veri-lindore menjëherë pas tërmetit, të premten. Ndihma duhet të vijë nga të gjitha anët, tha ajo. Ne kemi nevojë për akses dhe veçanërisht mbështetje financiare nga komuniteti ndërkombëtar, sepse kjo krizë do të vazhdojë, përcjell tutje albinfo.ch.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Viktima e zjarrit në Ticino është personi i dyshuar për vrasjen e një dite më parë Në orët e pasdites policia ka njoftuar se viktima e zjarrit është identifikuar: bëhet fjalë për... -
Zvicra po i afrohet shkallës maksimale të rrezikut nga zjarri -
Kantoni zviceran vazhdon të zbatojë kufizimet e telefonave në shkollat fillore -
Nisin kolonat drejt jugut, 9 kilometra pritje para tunelit të Gotthardit -
Premtimet e pazakonta nëse Zvicra shpallet kampione bote













