Kosova
Kërkohej nga Gjermania për tentim vrasje, arrestohet në Kosovë
Policia e Kosovës arreston person të kërkuar me urdhër arresti ndërkombëtar
Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (DBNP), përmes njësitit të saj FAST, në bashkëpunim dhe koordinim me njësitë relevante policore, ka identifikuar dhe arrestuar një person të kërkuar me urdhër arresti ndërkombëtar, përcjell albinfo.ch.
Arrestimi është realizuar të hënën rreth orës 20:30, pasi ekipi FAST ka arritur të lokalizojë të dyshuarin, i cili kërkohej nga autoritetet e Gjermanisë nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “vrasje në tentativë”.
Pas arrestimit dhe me urdhër të Prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë, gjatë së cilës pritet të ndërmerren procedurat e mëtejme ligjore, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
E-Diaspora
-
Stockholm
Grupi i valleve “Tradita” sonte përfaqëson kulturën shqiptare në Stockholm “Tradita” ngjitet në skenën e Stockholm-it me valle shqiptare... -
Suedi
Suedi promovohet libri “Shqipëria, Orienti i Europës” i Sven Aurén -
Winterthur
Ansambli “Trojet” prezantohet sonte me valle shqiptare në festivalin ndërkulturor në Winterthur -
Berlin
Festivali i Filmit Shqiptar po prezantohet në Berlin me 20 filma -
Kroaci
Mbrëmje e veçantë artistike në Zagreb për diasporën shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicër: Hapet ekspozita e artistes shqiptare Dorina Ukgjini Zvicër: Hapet ekspozita “Kunst in Spreitenbach”, prezantohet edhe artistja shqiptare Dorina Ukgjini... -
Rritet numri i punëtorëve ndërkufitarë në Zvicra, arrin në 413 mijë -
Përse ishte pezulluar procedura penale ndaj Klinikës së Zemrës në Cyrih -
Sukses i madh për Riola Xhemailin: Kampione e Holandës me PSV Eindhoven -
Burgdorf: Vdes një person i goditur nga treni, policia arreston disa të dyshuar













