Shkurt.ch
Kërkohet mbështetje për të papunët e moshuar
Një statistikë e publikuar ditë më parë ka vënë në dukje se shkalla e mbi 50 vjeçarëve të mbetur pa punë më gjatë se një vit në Zvicër, në mars të këtij viti ka qenë 26.8 për qind
Kush ka humbur punën në moshën mbi 50 vjeçare e ka shumë të vështirë të gjejë sërish veten në tregun e punës në Zvicër. Duke pasur parasysh këtë gjë, federata e sindikatave “Travail Suisse” kërkon mbrojtje dhe mbështetje të orientuar nga kjo kategori punëmarrësish, shkruan srf.ch.
Sipas saj, kantonet do të duhej të ofrojnë në dispozicion oferta trajnimi ndërsa qendrat regjionale të ndërmjetësimit të punës, të jetësojnë në mënyrë më të vendosur detyrimin për njoftimin rreth vendeve të lira të punës.
Në rast se gjendja në këtë drejtim përkeqësohet edhe më tutje, Travail Suisse kërkon që për personat në moshën mbi 50 vjeçare të vendosen afate më të gjata për heqje nga puna.
Një statistikë e publikuar ditë më parë ka vënë në dukje se shkalla e mbi 50 vjeçarëve të mbetur pa punë më gjatë se një vit në Zvicër, në mars të këtij viti ka qenë 26.8 për qind, transmeton albinfo.ch. Për të parë se sa dramatike është gjendja duhet ditur se te të rinjtë nga 15 deri 24 vjeçarë kjo shkallë është vetëm 2.3% ndërsa te kategoria 25-49 vjeçe, 14.1%.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard Kostoja e rinovimeve të infrastrukturës hekurudhore në Tunelin Bazë Gotthard mund të tejkalohet me disa milionë... -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit












