Kosova
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarve për shitjen e aviobiletave false
Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar nga Gjykata Themelore që të caktojë masë paraburgimi ndaj dy personave që po dyshohen për falsikimin e aviobiletave.
Para katër ditësh, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, konkretisht Njësia e Hetimeve Financiare, përmes operacionit “Avio-Biletat” ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale ‘Mashtrim’, shkruan albinfo.ch.
R.I. dhe A.D. po dyshohen se kanë përfituar qindra euro, duke shitur bileta të falsifikuara.
“Ekziston dyshimi i bazuar se nga data 18.08.2018 dhe në vazhdimësi deri më datën e arrestimit të dyshuarit e lartcekur, me vetëdije të plotë kanë përpiluar aviobileta të falsifikuara në emër të agjencisë turistike “Reisburo Prishtina”, me seli në Prishtinë dhe u kanë shitur këto bileta të dëmtuarve në vlerë prej 600.00 euro, në relacionin Prishtinë-Shtutgard, për datën 19.08.2018, ndërsa kur të dëmtuarit kanë tentuar të realizojnë fluturimin, është vërtetuar se këto bileta i kanë blerë nga kompania “Sky Travel”, ashtu që të dyshuarit kanë vepruar njëjtë edhe më 14.12.2018. Me këtë të dyshuarit kanë kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, nga neni 398 par.2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së”, thuhet në komunikatën e tyre, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër Futbolli i të rinjve zviceranë po bëhet gjithnjë e më shumë një zonë dhune. ... -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau













