Lajme

Këshilli Federal dëshiron të zgjasë certifikatën Covid edhe më 2023

Ministri i Shëndetësisë, Alain Berset, i kërkoi Parlamentit të zgjasë certifikatën, pasi kjo do të ishte e vetmja mënyrë që banorët e Zvicrës të mund të udhëtonin në vendet që ende kërkojnë prova të vaksinimit, përcjell albinfo.ch.

Kjo është veçanërisht e rëndësishme, tha Berset, pasi legjislacioni zviceran Covid-19 kufizon vlefshmërinë e certifikatave vetëm deri në fund të vitit 2022.

Prandaj, autoritetet duan të “zgjerojnë disa dispozita të ligjit Covid-19 në mënyrë që të lejojnë udhëtimet e huaja”. /Albinfo.ch