Lajme
Këshilli i Evropës ngre shqetësime rreth sigurisë së grave e vajzave në Afganistan
Këshilli i Evropës, me anë të një deklarate të përbashkët të nënshkruar nga shtetet, ka ngritur shqetësimin mbi situatën e grave dhe vajzave në Afganistan, pasi talebanët morën pushtetin ditën e dielë, me hyrjen në Kabul.
“Jemi shumë të shqetësuar për gratë dhe vajzat afgane, për të drejtët e tyre për arsim, punë dhe lëvizje të lirë. U bëjmë thirrje personave që kanë autoritet në Afganistan që të garantojnë mbrojtjen e tyre. Gratë dhe vajzat afgane, ashtu si çdo qytetar afgan, meritojnë të jetojnë të sigurt dhe me dinjitet. Çdo formë diskriminimi dhe abuzimi duhet të parandalohet. Komuniteti ndërkombëtar po qëndron gati për ndihmë humanitare dhe mbështetje, për të garantuar që zëri i tyre të dëgjohet. Do të monitorojmë afër mënyrën se si qeveria e ardhshme do të garantojë të drejtat dhe liritë, që u bënë pjesë integrale e jetës së grave dhe vajzave në Afganistan gjatë 20 viteve të fundit”, thuhet në deklaratën e Këshillit të Evropës, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Zvicër
-
Vdekshmëria e tepërt që lidhet me valën e të nxehtit të qershorit mbetet shumë më e ulët se ajo e vitit 2003 Vala e të nxehtit që goditi Zvicrën në fund të qershorit mund të ketë shkaktuar një... -
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës -
Zvicra kërkon më shumë fleksibilitet nga kontrolli kufitar i BE-së -
Aksident në A1 pranë Cyrihut: Një person i lënduar, trafik i bllokuar














