Lajme
Këshilli koordinues i diasporës pritet nga kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, priti në takim Kryetarin e Këshillit Koordinues të Diasporës, Mark Gjonaj, dhe disa anëtarë të Këshillit.
Gjonaj dhe anëtarët e Këshillit e informuan Nikollën mbi punën për koordinimin e veprimtarisë së komuniteteve të emigrantëve shqiptarë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe viset e tjera shqiptare si edhe bashkëpunimin e tyre me shtetin amë.
Për sa i përket bashkëpunimit me Qeverinë dhe institucionet shqiptare, Gjonaj dhe anëtarët e Këshillit vunë në dukje bashkëpunimin në fushën e ekonomike, tërheqjen e investimeve nga diaspora, bashkëpunimin në fushën e arsimit e shkencës si edhe realizimin e të drejtës së votës së diasporës nga vendet ku jetojnë, transmeton atsh përcjell albinfo.ch.
Kryeparlamentarja Nikolla vlerësoi kontributin e Këshillit Koordinues të Diasporës në bashkëpunim me Shqipërinë, si edhe kontributin e diasporës si një faktor dhe burim për zhvillimin e vendit.
Kapitalet financiare, sociale dhe humane të diasporës shqiptare, të hershme dhe të re, janë një burim i rëndësishëm për zhvillimin e Shqipërisë. Diaspora përbën një pjesë vitale të shoqërive në vendet pritëse, me kontribute të njohura e të vlerësuara në zhvillimin ekonomik, sistemet e mirëqenies dhe shkencën e kulturën në këto vende.
Për sa i përket çështjes së të drejtës së votës së diasporës, kryetarja Nikolla vuri në dukje se Kuvendi pret zbardhjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të ndërmarrë hapat e nevojshëm ligjorë për garantimin e kësaj të drejte.
Njëkohësisht Nikolla ftoi dhe siguroi anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës për bashkëpunim të ngushtë me Kuvendin dhe institucionet, jo vetëm për legjislacionin për votën, por edhe për aspekte të tjera të zhvillimit të vendit.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












