Bota

Kështu kalohet kufiri në Arizona

Shtëpia e Bardhë ka ndarë në rrjetin social “Instagram”, një fotografi, ku shiheshin emigrantë brenda një kamioni, duke tentuar që të kalojnë kufirin e Arizonës. Bashkangjitur Shtëpia e Bardhë shkruan: “Natën e shkuar, 12 fëmijë, një grua shtatzanë, një kriminel i arratisur, si dhe 19 persona të tjerë ilegalë, u gjendën brenda një kamioni, në një pikë kontrolli, në Arizonë”, transmeton TCH.

Këto imazhe tregojnë 35 emigrantë të fshehur, disa të vendosur pranë njëri-tjetrit në këmbë dhe disa të shtrirë në dyshemenë e kamionit, qeveria ka bërë me dije se këta persona nuk kishin kushtet e duhura të ajrimit, përcjell albinfo.ch.

“Shoferi, i dënuar si kontrabandues njerëzish kishte fikur ftohjen dhe kështu ata kishin mbetur brenda, pa asnjë mundësi dalje, në një temperaturë mbi 97 gradë. Faleminderit agjentëve të Patrullimit të Kufirit, që me vigjilencën e tyre kanë bërë të mundur kapjen e këtyre personave dhe në të njëjtën kohë iu kanë shpëtuar jetën”, është shkruar gjithashtu në postimin e Shtëpisë së Bardhë.