Bota
Këta janë 45 personat më të kërkuar për krime në Evropë
Në mesin e tyre rezulton të jetë vetëm një shqiptar. Fjala është për Hime Lufajn, i cili është në kërkim si i dyshuar për vrasjen e një polici
Këta janë 45 njerëzit më të kërkuar për krime në Evropë. Bëhet fjalë për një listë «Europe`s Most wanted» (më të kërkuarit) me 44 profile të meshkujve dhe një profil të vetëm të një femre, të cilët si karakteristikë të përbashkët kanë përfshirjen në krime të ndryshme të bëra gjithandej Evropës.
Lista me profilet dhe me të dhënat elementare për personat në fjalë është prezantuar në një faqe interneti të Europolit dhe përmes saj luten qyetarët e vendeve të BE-së të ndihmojnë policinë në identifikimin e tyre.
Iniciativa rrjedh nga të gjitha 28 shtetet anëtare të BE-së, shkruajnë shumë medie në gjuhën gjermane dhe përcjell albinfo.ch. Deri më tash kanë bashkëvepruar në këtë aksion policitë e 23 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian duke bërë përzgjedhjen e kriminelëve «të tyre» për t`i vendosur në këtë listë.
Më i njohuri në këtë listë të zezë është me siguri personi që akuzohet për sulmin terrorist në Paris, Salah Abdeslam.
Në faqen në fjalë prezantohen informacione të policisë në 17 gjuhë të ndryshme evropiane, të ilustruara me fotografitë e kriminelëve që janë në kërkim. Shumica janë të dyshuar për vrasje, për krime seksi, terror dhe mashtrim.
Megjithëse përmban 45 kriminelët më të kërkuar, radhitja e emrave të këtyre personave të kërkuar nuk konsiderohet si ranglistë. Pozicioni i personave të përfshirë në të ndryshon vazhdimisht, pas çdo klikimi.
Në mesin e 45 më të kërkuarve në Evropë rezulton të jetë vetëm një shqiptar. Fjala është për Hime Lufajn, i cili është në kërkim si i dyshuar për vrasjen e një polici, transmeton albinfo.ch. Për të, siç shkruajnë mediet në gjuhën gjermane, policia e Austrisë ka shpallur një shpërblim prej 10 mijë eurosh që do t`i jepen atij që do të ndihmojë policinë në kapjen e tij.
Ndërkaq bie në sy një numër më i madh i të kërkuarve nga vendet e ish Jugosllavisë, kryesisht nga Serbia.
«A mund të ndihmoni?», u shtrohet vizitorëve pyetja në fillim të faqes. Ata mund të lënë një njoftim, lajm edhe në mënyrë anonime, të cilën pastaj qendra përgjegjëse policore e bart më tutje disa nga fotografitë e prezantuara këtu e kanë nga një shirit të kuq me mbishkrimin «shpërblim»
E-Diaspora
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik” Gazeta "Die Presse" shkruan mbi librin më të ri të Lea Ypit "Die Architektonik der...
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
-
Interi, kampion, me futbollistin shqiptar Asllani: Nuk mund të kërkoja diçka më mirë
-
Evropë
Washington Post shkruan për zërin e sopranos shqiptare Ana Naqe
Jeta në Zvicër
-
Bankat zvicerane kërkojnë më pak staf Sipas një numërimi të publikuar nga portali Indeed, numri i vendeve vakante në Credit Suisse ka...
-
Thun dëshiron të ulë taksat
-
Tonelata naftë derdhen në liqenin e Zug-ut
-
Në këto aeroporte mbahen greva gjatë prillit dhe majit
-
Vdes ushtari zviceran nga të shtënat, gjatë ushtrimeve në kazermë