Lajme

Këto kantone kanë hapur restorantet për punëtorët

Kantonet: Thurgau, Uri, Nidwalden, Solothurn dhe St. Gallen tashmë kanë filluar praktikën e re ndërsa Cyrih e fillon nesër (3 mars)

Me zbutjen e fundit të masave bëhet e mundur që kantonet t`i hapin restorantet si mensa të kompanive.

Kjo është një masë federale dhe synon kryesisht të mbështesë punëtorët që punojnë jashtë të cilët nuk mund të hanë drekën në shtëpi ose në mensat e ndërmarrjes së tyre, shkruan srf.ch

Këstu, kantonet Thurgau, Uri, Nidwalden, Solothurn dhe St. Gallen tashmë kanë filluar praktikën e re ndërsa Cyrih e fillon nesër (3 mars).

Por për punën e tyre, këto restorante duhet të respektojnë udhëzime të rrepta, transmeton albinfo.ch. Ato lejohen të hapen vetëm midis orës 11 dhe 14 pasdite ndërsa kërkohet edhe regjistrimi paraprak.

Qasja ju lejohet vetëm punonjësve nga sektorë si: bujqësia, hortikultura, pylltaria, ndërtimi, montimi etj.

Këta punonjës duhet të regjistrohen paraprakisht në “mensën e ndërmarrjes” me shkrim nga punëdhënësi i tyre, përcjell albinfo.ch.

Ulja është e detyrushme për ata që konsumojnë ashtu si dhe mbajtja e maskës, gjatë hyrjes, daljes dhe shfrytëzimit të pajisjeve sanitare.