Lajme
KFOR-i për zgjedhjet në Serbi dhe votimin e serbëve nga Kosova: Jemi të gatshëm të ofrojmë siguri dhe liri të lëvizjes
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë – KFOR, ka shprehur përkushtimin për të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme që të sigurohet ambient i sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë si dhe lirinë e lëvizjes gjatë periudhës së zgjedhjeve në Serbi.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, KFOR-i ka shprehur gatishmërinë që të sigurojë mjedis të qetë për të gjitha komuniteteve në Kosovë, përcjell albinfo.ch.
“KFOR-i është i përkushtuar të marrë të gjitha masat e duhura në mënyrë që të vazhdojë të sigurojë një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, gjatë periudhës zgjedhore; në përputhje me mandatin e tij bazuar në Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së 1244 të vitit 1999; në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.
Ndryshe, nesër do të zhvillohen zgjedhjet parlamentare dhe lokale në Serbi, ku shqiptarët e Luginës së Preshevës garojnë me dy lista, ajo e Shaip Kamberit dhe Shqiprim Arifit.
E-Diaspora
-
Ekstradohet nga Gjermania i dyshuari për vrasje në Kosovë Rasti kishte ndodhur në korrik 2025 në fshatin Gojbulë, i dyshuari dërgohet në mbajtje... -
Gjermani
25-vjeçari nga Kosova humb jetën aksidentalisht në Gjermani -
Zvicër
Shqiptari nga Kosova humb jetën në aksident trafiku në Zvicër -
Paris
Angelin Preljocaj në qendër të një mbrëmjeje artistike në Muzeun Luvër -
Britani
Oficerja e parë e FSK-së po ndjek kursin e avancuar të inxhinierisë ushtarake në Britani
Jeta në Zvicër
-
Wermuth mund të kandidojë për mandatin e pestë në Parlament Statutet kërkojnë një shumicë prej dy të tretash të delegatëve për emërime në mandate federale dhe... -
Keller-Sutter për ndëshkim më të ashpër të shkeljeve të kufijve dixhitalë -
Fondacioni zviceran financon projektin mbi gjuhën shqipe në antikitet -
Zjarri në autostradën A13 u shkaktua nga një cigare e hedhur -
20 iniciativa në 60 vjet: Zvicra debaton pa pushim për imigracionin











