Lajme
Kina shtrëngon kufizimet për të parandaluar shpërthim të ri të virusit
Në mes të një situatë serioze dhe të ndërlikuar, kryeqyteti kinez po shtrëngon kufizimet e tij shëndetësore, ndërsa po përballet me një rikthim epidemik të COVID-19, 100 ditë nga Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit.
Qyteti perandorak, që organizoi Lojërat Verore më 2008, do të bëhet qyteti i parë në botë, shkurtin e ardhshëm, që do të presë gjithashtu edhe Lojërat Olimpike Dimërore, transmeton Afp, përcjell Albinfo.ch.
Në këtë kontekst, autoritetet, që aplikojnë një politikë të tolerancës zero për rastin më të vogël të COVID-19, kanë ndërmarrë hapa të mëdhenj për të zhdukur një shpërthim epidemik, për momentin shumë të kufizuar, me më pak se 300 raste.
Megjithatë, 14 nga 30 provinca janë prekur nga infeksionet dhe virusi arriti në Pekin dhjetë ditë më parë.
Edhe pse këto shifra mund të duken të parëndësishme në krahasim me ato që regjistrohen çdo ditë në pjesë të tjera të botës, po i shtyjnë autoritetet të dyfishojnë vigjilencën e tyre në prag të Lojërave Olimpike Dimërore, që fillojnë më 4 shkurt.
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel Pritej, dhe tani është zyrtare. Dyqanet në Gjenevë do të lejohen të hapen në mënyrë të... -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA -
Zvicër: Mungesa e borës përpara fluksit të festave -
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool -
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena












