Të tjera
Kina synon t’ia marrë Malit të Zi një pjesë të bregdetit
Kjo si kompensim për borxhin, që Mali i Zi e ka marrë para 10 vjetësh
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka kritikuar vendimin e Bashkimit Evropian për të mos e ndihmuar Malin e Zi që të shlyejë borxhin ndaj Kinës.
Ajo në një postim në Twitter, ku ka shpërndarë një intervistë të saj për mediumin “N1”, ka thënë se kjo mund të çojë në atë që është parë tashmë në Greqi, që Kina të marrë si kompensim një pjesë të bregdetit në Mal të Zi.
Sipas mediave serbe, borxhi i Malit të Zi ndaj Kinës është rreth një miliard dollarë.
“Nuk jam e sigurt se është një vendim i zgjuar nga ana strategjike”, shkroi anëtarja e Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian në Twitter.
Ajo ka akuzuar Milo Gjukanoviqin, partia e të cilit qeverisi me vendin për tri dekada, deri para pak muajsh.
Diplomatja gjermane tha se është detyrë e Qeverisë së re të përballet me borxhin e krijuar.
“Udhëheqësit e korruptuar, si presidenti Milo Gjukanoviq, kanë eksploatuar me vite vendin. Tash Qeveria e re duhet të shlyejë borxhin. BE-ja ka bërë tashmë një gabim në Greqi dhe Kina mori portin e Pireut. Tash Kina ka shansin që nëse Mali i Zi nuk mund të shlyejë borxhin, të marrë pjesët kryesore të vijës bregdetare të Malit të Zi”, tha ajo.
Podgorica zyrtare, para tri ditësh i bëri kërkesë BE-së për ndihmë në shlyerjen e borxhit, por u refuzua.
Sipas gazetës malaziase “Vijesti”, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka thënë se ky institucion nuk shlyen borxhe të marra nga pala e tretë. Gazeta shkruan se kreditë janë marrë para dhjetë vjetësh.
E-Diaspora
-
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë Në padi përmenden edhe komente të përdoruesve në Instagram, ku disa shkruanin se do ta blinin... -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari -
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re
Jeta në Zvicër
-
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile Në Aargau, gratë dhe të huajt duhet të marrin pjesë në një aktivitet informues. Tani rezulton... -
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane -
Në këtë itinerar trenat janë më të mbushur me njerëz -
Zvicra i bashkohet koalicionit për të riatdhesuar fëmijët ukrainas -
Brumbulli japonez kërcënon të gjithë Zvicrën















