Lajme
Kinë: 16 të vdekur dhe 36 të zhdukur nga përmbytjet
Si pasojë e reshjeve të papritura, të cilat shkaktuan rrëshqitjen e dheut dhe ndryshimin e rrjedhës së një lumit 16 njerëz kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë zhdukur nga përmbytjet në veriperëndim të Kinës.
Përmbytjet ndodhën në një rajon malor të qarkut Datong, në provincën Qinghai, të cilat kanë prekur më shumë se 6.200 njerëz nga gjashtë fshatra, raportoi transmetuesi shtetëror CCTV.
“Që nga mesdita e datës 18 gusht, 16 persona janë mbytur dhe 36 janë të zhdukur”, shtoi CCTV.
Puna e shpëtimit është duke vazhduar.
Këto përmbytje vijnë gjatë një vere shumë të nxehtë në Kinë, ku qytete të shumta regjistrojnë temperaturat e tyre më të larta.
Sipas transmetuesit shtetëror, tashmë është ngritur edhe shtabi i emergjencës.
Reshjet e mëdha dhe të papritura të së mërkurës mbrëma kishin shkaktuar përmbytjet, thuhet në raportimin e CCTV.
Përmbytjet e mëdha në Kinën jugore në qershor zhvendosën më shumë se gjysmë milioni njerëz dhe shkaktuan rreth 250 milionë dollarë dëme.
Ndërkohë, miliona njerëz në Kinën jugperëndimore po përballen me ndërprerje të vazhdueshme të rrymës, pasi një valë dërrmuese e të nxehtit çoi në një krizë të furnizimit me energji elektrike që i ka detyruar fabrikat të ndalojnë punën.
Administrata Meteorologjike e Kinës tha se vendi po kalon periudhën e tij më të gjatë të temperaturave të larta, që nga viti 1961./rel
E-Diaspora
-
Prof. Dr. Schader: Pa përpjekjet e duhura, shqipja në Zvicër rrezikon të shuhet pas dy brezave “Pa përpjekjet e duhura ka rrezik që shqipja pas 2, 3 brezave ndoshta jo të humbet...
-
Shqipja në Zvicër, pak histori dhe disa probleme aktuale
-
Artistja shqiptare, pjesë e filmit hollivudian, flet shqip
-
Vjenë
Suedi: Ekipi “kikiriki” nga Vjena fitoi vendin e parë në konkursin “Kuizi i Diturisë”
-
5 monumente të reja në Europë në nder të Heroit Kombëtar
Jeta në Zvicër
-
Në këtë kohë dhe vend priten kolona për festat publike në Zvicër Edhe pse priten bllokime të gjata trafiku, shërbimi i informacionit mbi trafikun vlerëson se mundësia për...
-
Vazhdon ulja e shkallës së papunësisë në Zvicër
-
Kosova në fokus të takimeve Zvicër – Itali
-
Prof. Dr. Schader: Pa përpjekjet e duhura, shqipja në Zvicër rrezikon të shuhet pas dy brezave
-
A po kthehet koronavirusi në Zvicër?