Bota
Kinezët ndërtojnë spitalin për 48 orë, si ishte dhe si u bë
Para ndërtimit, ishte thjesht një hapësirë boshe.
Spitali i ri me 1000 shtretër për pacientët e prekur nga koronavirusi në Wuhan të Kinës, aty ku është epiqendra e virusit, u hap mbrëmë në orën 10 të darkës, kur u shtruan pacientët e parë.
Mediat kineze dhe ndërkombëtare kanë publikuar pamjet e spitalit të ri të ngritur brenda 48 orëve, ku para ndërtimit ishte thjesht një hapësire boshe.
Më shumë se 500 punëtorë ndërtimi, elektricistë dhe specialistë të tjerë punuan në ngritjen emergjente të këtij spitali gjigant. Spitali ishte menduar të hapej në maj, por për shkak të gjendjes emergjente, aty u shpejtuan punimet.
Sipas zyrtarëve, spitali do të jetë tërësisht funksional jo më larg se të shtunën. Dje u instalua uji, energjia dhe interneti. Ndërkaq katër spitale të tjera priten të hapen në ditët në vazhdim.
Numri i vdekjeve në territorin e Kinës si pasojë e virusit ka arritur në 132, kurse numri i të infektuarve në të gjithë botën ka arritur në 6.000.
https://www.dailymail.co.uk/news/article-7943737/Chinas-richest-man-Jack-Ma-donates-11million-help-scientists-develop-coronavirus-vaccine.html?ico=embedded
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin












