Lajme
Kjo agjenci e fluturimeve anuloi të gjitha fluturimet nga Frankfurti dhe Munihu
Pilotët e kësaj agjencie në grevë sot
Raportohet se sindikata përfaqësuese e pilotëve të linjës ajrore gjermane “Lufthansa” ka shpallur një grevë sot, pasi drejtuesit refuzuan kërkesat për rritje page, përcjell albinfo.ch.
Po ashtu, sindikata e ekuipazhit të fluturimit akuzoi “Lufthansa”-n se dështoi të përmirësonte ofertën e saj të mëparshme, “duke mos u lënë pilotëve zgjidhje tjetër veçse të hynin në grevë për të përmbushur kërkesat e tyre”, raporton AP.
Ndërkohë që kompania tha se ofroi një rritje lineare prej 900 euro, që përfaqëson një rritje prej pesë për qind për pilotët e vjetër dhe një rritje prej 18 për qind për ata që sapo kanë filluar karrierën.
Sindikata ka kërkuar një rritje prej 5.5 për qind këtë vit dhe një rritje automatike të pagave të rregulluara nga inflacioni në vitin 2023. Përveç kësaj, pilotët po kërkojnë një sistem të ri pagash dhe pushimesh që linja ajrore tha se do të rriste kostot e punonjësve me rreth 40 për qind. 900 milionë euro në dy vjet.
Për shkak të grevës së paralajmëruar të pilotëve, “Lufthansa” po anulon të gjitha fluturimet e sotme të pasagjerëve dhe mallrave nga dy qendrat e saj më të mëdha, Frankfurt dhe Munih.
Bëhet fjalë për rreth 800 fluturime dhe anulimi do të prekë shumë pasagjerë që do të kthehen pas pushimeve verore.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin












