Kuriozitete
Edhe pse 108-vjeçare, polakja Wanda Zarzycka nuk i ndahet pianos
Megjithëse është 108-vjeçare, polakja Wanda Zarzycka nuk e ka fare problem të luajë ende në piano, madje këtë e bën me pasion.
Gishtat e saj lëvizin shpejt dhe me mjeshtëri, ndërsa rrudhat në duart e saj janë e vetmja gjë që e tregon moshën e saj.
Pianoja prej druri, e përcjellë tek ajo nga nëna e saj, e cila e mori atë si dhuratë për martesë, është posedimi më i vlefshëm i Zarzyckas në një apartament të vogël në Krakovë të Polonisë, shkruan reuters, transmeton albinfo.ch.
Zarzycka, një nga banoret më të vjetra dhe më të talentuara të Polonisë, është një ish-balerinë që u dashurua me muzikën si vajzë e re që u rrit në Lviv, tani në Ukrainën perëndimore, qytet që ende kujtohet me dashuri.
Përkundër vështirësive dhe pengesave që ajo ka hasur, duke përfshirë edhe thyerjen e krahut në moshën 80-vjeçare, 108-vjeçarja energjike vazhdon të luajë çdo ditë.
Mjekët i kishin thënë se ajo kurrë nuk do të luajë përsëri në piano.
Tani ka më shumë se një shekull jetë dhe Zarzycka gëzon shëndet të mirë.
E-Diaspora
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje Bëhet e ditur se Baleti Kombëtar i Kosovës, do të realizojë edhe një paraqitje tjetër të...
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit
Jeta në Zvicër
-
Komiteti parlamentar zviceran kërkon 15 milionë CHF për Kampionatin Evropian të Futbollit për Femra 2025 Një komitet i Dhomës së Përfaqësuesve të Zvicrës ka votuar në favor të një propozimi për...
-
Presidenti i SNB-së paralajmëron për goditje të mundshme inflacioni në Zvicër
-
Gjashtë gjëra që duhet të dini për pagat në Zvicër
-
SNB, 58.8 miliardë fitim neto në tremujorin e parë
-
Konsumatorët zviceranë kanë më shumë para, por më pak fuqi blerëse