Kosova

Shqiptaro-amerikania që kishte rol të rëndësishëm gjatë intervenimit të NATO-s në Kosovë

Me aeroplanin e saj bambardoi dhe fuqizoi aeroplanët e NATO-s derisa po kryenin intervenimin mbi caqet serbe në Kosovë. Kjo është Faruza Kallaba, shqiptaro-amerikania e parë që për 78 ditë intervenim pati një rol shumë të rëndësishëm. 

Ajo krenohet për këtë mision të vështirë që kishte. Sipas saj, në atë mënyrë ajo po ndihmonte atdheun e babait të saj. 

Faruza Kallaba u lind në Damask të Sirisë, nga babai shqiptar, Haki Kallaba, me prejardhje nga Kamenica, dhe nëna ukrainase, Ana Senkiewicz, shkruan kultplus, përcjell albinfo.ch. 

Ajo dhe familja e saj ishin shpërngulur nga Arabia në Chicago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku edhe jetojnë sot. 

Ajo është e diplomuar me Akademinë Ushtarake në Universitetin e Ilinoisit me 1989 dhe ishte femra e parë e ekuipazhit të Gardës Nacionale të Forcave ajrore të Ilinoisit, që nga viti 1984.