Lajme

Kjo është vogëlushja kosovare, modele në kategorinë e fëmijëve në Suedi

Paguhet 500 euro në ditë, sipas kontratës së firmave fashion

Vajzë e bukur, me stil dhe e apasionuar pas veshjes, ka tërhequr vëmendjen e shumë markave të veshjes në Suedi, transmeton albinfo.ch.

Ajo është vetëm 4 vjeçe, por pavarësisht kësaj ajo po habitur me stilin e saj, duke reklamuar firma të veshjeve të ndryshme. Ajo quhet Suna Beka, dhe është me prejardhje nga Kosova. Vogëlushja në moshë kaq të re ka nisur punën me një profesion mjaft të bukur, si modele e nivelit të fëmijëve në Suedi.

Referuar kontratës, në të cilën ajo është pjesë e punës si modele fashion, paga që ajo merr është e lartë. Për 8 orë në ditë Beka paguhet me një shumë prej 500 euro.

Më poshtë mund të shihni disa foto të modeles se vogël me prejardhje nga Kosova: