Lajme
Kjo i pret pasagjerët në Aeroportin e Cyrihut, nga fillimi i qershorit
Në prag të rihapjes, sot në këtë aeroport është mbajtur një konferencë për media, ku është shpalosur koncepti i mbrojtjes nga koronavirusi, në kushtet e reja
Fillimi i qershorit do të jetë pika kthesë drejt kalimit në normalitet të trafikut ajror në Zvicër, prandaj edhe në aeroportin më të madh të vendit, atë të Cyrihut. Në prag të këtij ndryshimi, sot në këtë aeroport është mbajtur një konferencë për media, ku është shpalosur koncepti i mbrojtjes nga koronavirusi, në kushtet e reja.
Në vazhdim, albinfo.ch jep një përmbledhje të risive që do t`i presin pasagjerët në Aeroportin e Cyrihut
Janë shtuar intervalet e pastrimit dhe sidomos dezinfektimit, në aeroport. Sipërfaqet që janë në kontakt më të madh me pasagjerët, siç janë parmakët ose karrocat e bagazheve dezinfektohen më shpesh.
Mbi 200 shpërndarës të dezinfektuesve janë shpërndarë në sallat e aeroportit.
Kanë hyrë në përdorim, për herë të parë, edhe robotë pastrimi.
Përveç kësaj, në automatët gjithandej nëpër aeroport, mund të blihen maska dhe dezinfektues.
Vazhdon përdorimi i sporteleve me pleksiglas mbrojtës.
Në “çekin” dhe në sportelet e kontrollimit përdoret vetëm çdo banak i dytë, nëse është e mundur. Kjo bëhet për të zmadhuar zonën e pritjes në radhë gjegjësisht për të mundësuar mbajtjen e distancës.
E njëjta gjë vlen edhe për kontrollin kufitar brenda aeroportit. Edhe aty do të bëhet përpjekje që të hapen sa më shumë që të jetë e mundur sportele.
Në varësi të ngarkesës nga mbërritja e pasagjerëve, aeroporti planifikon të hapë vetëm çdo të dytin “karrusel” për bartje të bagazhit.
Nuk ka detyrim për vënie të maskës – me disa përjashtime
Pasagjerëve u këshillohet të vendoson maskë në aeroport por nuk ka asnjë detyrim për ta bërë këtë, transmeton albinfo.ch.
Sidoqoftë, në raste individuale, vënia e maskës mund të bëhet e detyrueshme: policia e aeroportit është e autorizuar të udhëzojë pasagjerët që në raste kontrolli të vejnë maskën për siguri.
Policët e aeroportit duhet të mbajnë doreza gjatë kontrollit.
Si funksionon aterimi (Boarding)
Pasagjerët hipin në numër të kufizuar në autobusët e bartjes pasi që kapaciteti i autobusëve të aeroportit është zvogëluar.
Nuk ka matje të përgjithshme të temperaturës. Vetëm kompanitë “Air Canada” dhe “Alitalia”, megjithatë, praktikojnë matje të temperaturës së pasagjerëve.
Ndërkaq, kjo vlen për brendinë e aeroplanëve zviceranë
Nuk ka detyrim për vënie maskë por vetëm një rekomandim. “Swiss” nuk do të bëjë rrallimin e rreshtave të ulëseve, si masë e mbajtjes së distancës mes pasagjerëve, përcjell albinfo.ch. Nëse nuk mund të respektohen rregullat e distancës në bord, atëherë pasagjerët duhet të mbajnë një maskë.
Është intensifikuar pastrimi i aeroplanëve.
Ekuipazhi i aeroplanit mban maska në kontakt me klientët.
Nuk do të ketë shitje të artikujve pa taksa (Duty free) deri në njoftimin e ardhshëm.
Sipas “Swiss”, deri më sot nuk njihet asnjë rast infeksioni Covid 19 i bërë në ndonjë aeroplan. Ajri pastrohet nga filtra mjaft të efektshëm.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës













