Lajme

Kjo komunë organizon koncert për bashkatdhetarë

Bëhet e ditur se komuna e Junikut e udhëhequr nga Agron Kuçi, tashmë ka bërë tradicionale pritjen e bashkatdhetarëve me manifestime të ndryshme, transmeton albinfo.ch.

Këtë vit pikërisht me datën 3 gusht në qendër të qytetit ka organizuar një mega koncert me këngëtarët e mirënjohur; Shkurte Fejza, Meda, Albërie Hadërgjonaj, Fatmir Miroci etj.

 

Njoftimi i plotë i komunës së Junikut:

 

KONCERT PËR BASHKATDHETARË

Vendlindja për Diasporën

Komuna e Junikut në kuadër të Ditëve të Diasporës nën patronatin e kryetarit të Komunës së Junikut z.Agron Kuçi organizon koncertin për bashkatëdhetarët, të martën me datë 03 Gusht 2021, me fillim nga ora 20:00 në qendër të qytetit me emra të mëdhenjë të estradës.

Ftojm bashkatëdhetarët dhe qytetarët ti bashkangjiten festës së përbashkët

Komuna Junik