Futboll

Klopp arsyetohet për mos aktivizimin e Shaqirit

Trajneri gjerman Jurgen Klopp ka folur pse Xherdan Shaqiri kishte pak minuta, sidomos në vitin 2019

Xherdan Shaqiri përkundërfaktit  se ka treguar paraqitje shumë të mira me Liverpoolin, në vitin 2019, nuk ka pasur shumë minuta.

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp në shumë raste është kritikuar nga tifozët se, pse nuk e ka aktivizuar më shumë Shaqirin, përcjell albinfo.ch.

“Futbollistët si Fabinho dhe Shaqiri janë pjesë shumë e rëndësishme e skuadrës tonë. Mirëpo, ata nuk kanë qenë në nivelin më të lartë të tyre, por kanë bërë hapa të rëndësishëm për zhvillim”, ka thënë Klopp.

Liverpooli ka edhe një ndeshje në këtë edicion, por më të rëndësishmen, ku do të luajë përballë Tottenhamit në finalen e Ligës së Kampionëve.

“Rrugëtimi ende nuk ka marrë fund, për askënd. Për këtë arsye ne besojmë se jemi vetëm në fillim dhe se ka ende shumë gjëra të mira që do të vijnë”, shtoi trajneri gjerman.

Shaqiri u transferua nga Stoke City për 15 milionë euro. Ylli shqiptar bëri 30 paraqitje në të gjitha garat, duke i regjistruar gjashtë gola dhe pesë asistime.