Futboll
Klopp e ngrit në qiell Shaqirin: Falë Zotit që e kemi!
Trajneri gjerman i Liverpoolit e ka lavdëruar yllin shqiptar
Xherdan Shaqiri ishte hero i Liverpoolit në derbin ndaj Manchester United, duke shënuar dy gola dhe duke u shpallur lojtari i ndeshjes.
Pas ndeshje atë e lavdëroi edhe trajner Jurgen Klopp. “Zëvendësimi funksionon vetëm kur situata është e tillë në ato momente. Djemtë po punojnë shumë, Clyne luajti ndeshjen e parë dhe ishte e pabesueshme çfarë ndeshje bëri. Shaqiri hyri në fushë dhe falënderoj Zotin që bëri dallimin. Ai është lojtar me tipare të veçanta”, deklaroi Klopp pas ndeshjes, përcjell albinfo.ch.
Pas ndeshjes foli edhe Shaqiri. “Gjithmonë tentoj të ndikoj kur futem në lojë apo jam titullar. Kisha një ndikim të mirë me dy golëshin, jam i lumtur”, është shprehur futbollisti shqiptar.
“Ishte një fitore fantastike dhe e rëndësishme gjithashtu. Kemi luajtur shumë mirë. Në pjesën e dytë kemi bërë më shumë se Manchester Unitedi, kemi provuar vazhdimisht. Në fund merituam fitoren”, theksoi tutje Shaqiri.
Liverpooli vazhdon në pozitën e parë në ligë me 45 pikë, një më shumë se Manchester City.
E-Diaspora
-
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra Mbi 50 mijë qytetarë nga diaspora kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit... -
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” -
Cyrih: Akademik Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë
Jeta në Zvicër
-
Swiss ashpërson rregullat: Certifikatë mjeku nga dita e 3-të e sëmundjes Kompania ajrore zvicerane Swiss po ndryshon rregullat për raportet mjekësore të punonjësve të saj. Duke filluar... -
Ja sa zviceranë e marrin bonusin prej 15,000 frangash për ndërprerjen e kontratës -
Numri i viktimave të trafikimit në Zvicër u rrit në vitin 2025 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile













