Futboll
Klopp lavdëron Shaqirin: S’kam parë kurrë si ai
Jurgen Klopp: Muskujt e përfaqësuesit zviceran me origjinë nga Kosova janë të pabesueshëm
Së fundi, trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka thënë se trupi i Xherdan Shaqirit është plotësisht i ndryshëm nga trupi i lojtarëve të tjerë që ai i ka parë, duke shtuar se muskujt e përfaqësuesit zviceran me origjinë nga Kosova janë të pabesueshëm.
Xherdan Shaqiri – i njohur edhe për trupin e tij të shkurtër, por me shumë muskuj – e ka luajtur një rol periferik në skuadrën e Liverpoolit këtë sezon, pasi që lëndimet e tij dhe forma e mirë e sulmuesve të tjerë të Liverpoolit ia kanë limituar atij minutat e lojës.
Ish-ylli i Stoke Cityt, i transferuar në Liverpool gjatë verës së vitit 2018, e ka shënuar një gol në gjithsej nëntë paraqitjet e tij në të gjitha garat këtë sezon, përderisa në sezoni 2018/19 e kishte luajtur një rol më të rëndësishëm në skuadrën e Kloppit.
Vlen të theksohet se Shaqiri e ka pësuar edhe një lëndim tjetër muskulor dhe Kloppi ka bërë të ditur se, sipas të gjitha gjasave, ai do të mungojë në ndeshjen e së dielës kundër Shrewsbury Town, që luan në nivelin e tretë të futbollit në Angli, në kuadër të FA Cup.
Kloppi ka thënë se e kupton se Shaqiri mund të jetë i irrituar nga lëndimi i tij i fundit, që nuk është ndonjë lëndim serioz, mirëpo thotë se nuk do ta rrezikojë futbollistin deri sa ta gjejë një zgjidhje që ai të mos përballet më me këtë lëndim.
“Deri më tani, lëndimet s’kanë qenë të mëdha, por kanë qenë të mjaftueshme për ta lënë atë jashtë ndeshjeve. Unë mund ta imagjinoj që për të ka qenë shumë irrituese, por s’ka qenë mirë as për ne”.
“Ne po punojmë në këtë gjë. Nuk duam ta sjellim një situatë ku këto gjëra ndodhin vazhdimisht, por deri më tani nuk e kemi gjetur 100 për qind zgjidhjen e duhur. Kështu që, duhet të presim për ta parë”.
Po ashtu, trajneri i Liverpoolit ka thënë disa fjalë inkurajimi për Shaqirin në një sezon që ka qenë i vështirë për të, duke sugjeruar me shaka se ndoshta trupi i tij mbresëlënës është përgjegjës për lëndimet.
“Nuk është në rregull, në asnjë mënyrë nuk është në rregull kjo gjë, por ndoshta ka arsye të ndryshme për lëndimet e tij”, shtoi Kloppi.
“Ai është një lojtar shumë i veçantë në disa aspekte të ndryshme. Trupi i tij është i ndryshëm nga kushdo tjetër që e kam parë, muskujt e tij janë të pabesueshëm”.
Gjatë ditëve të fundit është raportuar se Roma dhe Sevilla janë interesuar për ta transferuar 28-vjeçarin këtë muaj, mirëpo Liverpooli e ka bërë të qartë se nuk do ta lejojë largimin e tij të paktën para fundit të këtij sezoni, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Denoncon avokati Koci: Dyshime se një familjeje kosovare iu morën 2000 euro në kufirin Serbi–Kroaci Një qytetar nga Kosova ka pretenduar se është përballur me një rast serioz gjatë kalimit të... -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje -
Gazeta zvicerane NZZ am Sonntag shkruan për GP Aviation dhe për borxhet e pashlyera -
Media zvicerane raporton nga protesta e diasporës shqiptare në Bernë -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit
Jeta në Zvicër
-
Zvicra përballet me turizëm të mbipopulluar pavarësisht subvencioneve Atraksionet kryesore turistike në Zvicra vazhdojnë të jenë të mbingarkuara, edhe pse autoritetet kanë rritur subvencionet... -
Defekt teknik bllokon përkohësisht faqet zyrtare të dhjetëra komunave dhe kantoneve në Zvicër -
Migros hap supermarketin e parë pa staf në Gjenevë, i hapur të dielave dhe gjatë festave -
Gazeta zvicerane NZZ am Sonntag shkruan për GP Aviation dhe për borxhet e pashlyera -
Turizmi i Zvicrës dështon me drejtimin e masave të vizitorëve












