E-Diaspora

Klubi Letrar “Martin Camaj” në Mynih mbajti një manifestim letrar

Është mbajtur një manifestim nga klubi letrat “ Martin Camaj” në Mynih për vitin e Gjergj Kastriotit, festat e nëntorit dhe për ato të fundvitit.

Manifestimi u mbajt në bashkëpunim me FC “ALBA” Augsburg dhe fondacionin “BESA” në Mynih.

Në këtë manifestim letrar përpos krijimtarisë së poetike, pati Kumtesa, për Gjergj Kastriotin –Skënderbeun dhe prezantime veprash të autoreve të ndryshëm, recitale dhe orë letrare me karakter garues.

Paneli i përbërë prej tre vetave: Mustafë Krasniqi, Milazim Kajtazi dhe Avdullah Bugari, ishin ata të cilët e drejtuan Manifestimin Letrar.

Të pranishëm kanë qenë edhe Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës z. Naser Idrizi, përfaqësuesi nga Ministria e Diasporës z. Shani Hamitaga, në cilësinë e anëtarit të nderit të LKSHM-së, Hasan Qyqalla kryetar i Lidhjes së Krijuesve Shqiptar në Mërgatë, Gani Bytyçi, kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve për në Zvicër, Anton Krasniqi, nga Fondacioni “Besa”, Neki Lulaj nga Lidhja e Shkrimtarëve në Gjermani dhe përfaqësuesi i FC “Alba” në Augsburg, Malush Marsori.

Në këtë organizimin u krijua  edhe një garë të cilën e hapi vogëlushja Edonisa Kuqi, me recitalin kushtuar 28 nëntori. Më pastaj krijuesit me poezitë e tyre garuese u paraqitën: Malush Marsori, Fadil Lumi, Haziz Hysa, Mentor Thaçi-jashtë garimit, Neki Lulaj, Gani Bytyqi, Hasn Qyqalla, Mustafë Krasniqi, Milazim Kajtazi, Fran Tanushi-jashtë garimit dhe Sylë Bajrami.

Mustafë Krasniqi, pati një mesazh për të pranishmit duke thënë se duhet të përkrahin shkollën shqipe, shkruan albinfo.ch

“Të nderuar bashkëkombës të bashkuar të përkrahim shkollën shqipe, fëmijëve të mos ua humbim gjuhën e bukur, gjuhën shqipe, gjuhën e Naimit, gjuhën e lashtësisë sonë, ngaqë fëmijët nuk janë fajtor, për harresën e gjuhës, po që ne nuk ia ofrojmë gjuhën shqipe ta mësojnë”, ka thënë Krasniqi

Poezitë të cilat u vlerësuan si poezi më të mirë ishin: Për vendin e tretë Malush Marsori, për poezinë e dytë u ndan dy shpërblime për: Gani Bytyçin dhe Neki Lulaj, ndërsa për poezinë e parë shpërblimi ju nda poetit Hasan Qyqallës.

Ndërsa për kontribuesit dhe aktivistët u ndan edhe pesë mirënjohje për: Z. Halil Kqikut, Fondacionit “Besa”, FC “Alba”, Paulin Zefit dhe Shani Hamitaga.