Sport
“Kobra” është gati
Boksieri Arnold Gjergjaj do të ndeshet me gjeorgjianin Gogita Gorgiladze
Boksieri shqiptar i cili jeton në Zvicër, Arnold Gjergjaj, i njohur me nofkën “Kobra”, është gati për meçin e radhës që do të zhvillohet të shtunën më 1 shtator, shkruan albinfo.ch.
Ai në ring do të ndeshet me gjeorgjianin Gogita Gorgiladze. Të premten janë bërë edhe matjet zyrtare para meçit, ku gjeorgjiani ka peshuar 103.2 kilogramë, derisa Gjergja 107.6 kilogramë.
Gjeorgjiani 25-vjeçar ka mjaft përvojë dhe ka zhvilluar 66 meçe në karrierën e tij.
Meçi i së shtunës do të zhvillohet në qendrën kulturore dhe sportive në Pratteln.
Gjergjaj është shprehur i gatshëm para këtij dueli, duke bërë thirrje bashkatdhetarëve që ta mbështesin, ashtu siç kanë bërë deri më tani.
Të ngjashme
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare Fight Night Rheintal do të mbahet më 27 qershor 2026 në Oberriet dhe pritet të mbledhë... -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali -
St. Gallen
Në Simpoziumin e St. Gallenit, Kusari-Lila takon ministren zvicerane Karin Keller-Sutter
Jeta në Zvicër
-
Cilat janë pesë rreziqet që i kanosen Zvicrës, sipas qeverisë? Qeveria zvicerane publikon pesë rreziqet kryesore për vendin... -
Zermatt ka më shumë të huaj se zviceranë -
Zvicra me “parajsë të re tatimore” për kompanitë -
Zyrtarisht: Zvicra vendos kontrolle kufitare gjatë samitit të G7 në Francë -
Zvicër: Gjenden 14 kilogramë kokainë të fshehura në parakolpin e veturës















