Lajme
Koch: 280 të sëmurë nga koronavirusi mbahen në jetë me respiratorë
"Duhet të imagjinoni: Janë 280 pacientë që luftojnë për jetën e tyre dhe qindra infermierë që kujdesen për ta"
Daniel Koch, Shefi i sektorit të Sëmundjeve të Bartshme në BAG, në konferencën e sotme për media, të mbajtur në Bernë, ka dhënë një lajm dramatik: “Këtë mëngjes kemi regjistruar 13.251 raste të testuara pozitivisht dhe 235 vdekje nga koronavirusi.
Por unë do të doja të vija theksin në në segment tjetër, për të cilin deri më tani nuk kemi dhënë njoftimi: Aktualisht janë 280 pacientë të lidhur për aparatet e frymëmarrjes (respiratorë), transmeton albinfo.ch. Ky është një numër i madh për Zvicrën. Duhet të imagjinoni: Janë 280 pacientë që luftojnë për jetën e tyre dhe qindra infermierë që kujdesen për ta”.
Koch ka theksuar më tutje: “Aktualisht asnjë njësi e kujdesit intensiv nuk është e mbingarkuar, të gjitha kanë ende kapacitete për të punuar, përcjell albinfo.ch. Pra ka kapacitet që më shumë persona të mbahen me respiratorë. Sigurisht, shpresojmë që popullsia të vazhdojë të sillet në mënyrë të disiplinuar.
Qëllimi ynë është që sa më pak njerëz që të jetë e mundur të kenë nevojë për trajtim mme respiratorë”.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta Zyra e kompensimit i kishte refuzuar kërkesën, sepse ai kishte shpenzuar mbi 120,000 franga nga përfitimet...
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?
-
Zvicër: Dy trena janë bllokuar në tunelin midis dy stacioneve
-
Zvicër: Ndërrimi i motit shqetëson bletarët
-
Bankat zvicerane kërkojnë më pak staf