Shkurt.ch
Koleksioni “Gurlitt”, pritet me shumë dilema në Bernë
Prokuroria e Augsburgut e kishte sekuestruar koleksionin me dyshimin se një pjesë e tij është art që nazistët e kanë grabitur nga hebrenjtë
Cornelius Gurlit është emri i koleksionistit të veprave artistike, te i cili vitin e kaluar ishin gjetur një numër i madh i pikturave që ishin pronë e hebrenjve para Luftës së Dytë Botërore, të grabitura nga nazistët. Kur vitin e kaluar ishte zbuluar koleksioni i pikturave të tij kjo kishte qenë lajm i dorës së parë në mediet gjermane dhe botërore. Ndërkohë, dy ditë më parë Gurlit ka ndërruar jetë në moshën 81 vjeçare.
Tash lajmi më i ri që po bën jehonë në medie është vendimi që Gurlit e kishte lënë në testament për të bartur koleksionin e tij në Muzeun e Arteve të Bernës.
Koleksioni i Cornelius Gurlitt përfshin edhe vepra të piktorëve të mëdhenj si Picasso, Chagall, Matise etj.
Prokuroria shtetërore e Augsburgut e kishte sekuestruar koleksionin me dyshimin se një pjesë e tij është art që nazistët e kanë grabitur nga hebrenjtë.
Reagimi i qytetit të Bernës lidhur me lajmin se koleksioni “Gurlit” vendoset në Bernë ka qenë i përzier. Kryetari i Bernës, Alexander Tschäppät është shprehur i gëzuar se qyteti i tij po bëhej seli e një aksioni kaq të çmuar, shkruan srf.ch. Por ai ka shtuar se gëzimi duhet të jetë i matur, pasi që janë edhe shumë dilema morale e ligjore që duhet të sqarohen.
Sipas tij, babai i koleksionistit Gurlitt ka qenë tregtar veprash artistike në shërbim të Hitlerit, kështu që ka shumë rëndësi të sqarohet prejardhja e veprave artistike të përfolura.
E-Diaspora
-
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë Adhuruesit e automobilizmit dhe drifting-ut do të mblidhen më 26 korrik në Terminalin Doganor Devolli, ku... -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University”
Jeta në Zvicër
-
“Luftë” e fortë në Vancouver, mbyllet pa gola pjesa e parë Zvicër-Kolumbi Ka përfunduar në barazim pa gola (0:0) pjesa e parë e përballjes dramatike mes Zvicrës dhe... -
Masat e jashtëzakonshme nga temperaturat në Zvicër, nga kinematë falas te bllokimi i kantiereve -
Zvicra me dyshen shqiptare Xhaka-Jashari nga minuta e parë kundër Kolumbisë! -
Reforma e BE-së për të papunët mund t’i kushtojë Zvicrës qindra miliona franga -
Rrezikohen orët e edukatës fizike












