Futboll

Kololli në formacionin e javës në Zvicër

Benjamin Kololli ka hyrë në formacionin e javës në Zvicër nga e përditshmja ‘Blick’

Edhe në javën e shtatë të Superligës së Zvicrës futbollistët shqiptarë kanë qenë protagonistë, shkruan albinfo.ch.

Kësaj radhe në formacionin e javës në Zvicër nga ‘Blick’, ka hyrë futbollisti i Kosovës, Benjamin Kololli.

Kololli asistoi për fitoren e Zurichut 1:0 ndaj Luzernit, ku skuadra e tij argëtoi tre pikë shumë të rëndësishme.

Benjamin Kololli kështu po vazhdon me paraqitje të mira, derisa në mesjavë kishte shënuar një gol nga penalltia në Ligën e Evropës.

Formacioni i javës nga Blick: David von Ballmoos (Young Boys), Mohamed Ali Camara (Young Boys), Chris Kablan (Thun), Sekou Sanogo (Young Boys), Christian Fassnacht (Young Boys), Raphael Holzhauser (Grasshoppers), Miralem Sulejmani (Young Boys), Benjamin Kololli (Zurich), Marvin Spielmann (Thun), Nicolas Sutter (Thun) dhe Marco Gjuriq (Grasshoppers).