Lajme
Kolona të gjata me shqiptarë në kufirin Serbi-Kosovë
Siç bën të ditur bashkëpunëtori i albinfo.ch, Naser Tafolli, i ndodhur edhe vetë në këtë kolonë, pritjet po zgjasin tash më shumë se pesë orë ndërsa kolonat janë të gjata mbi 5 kilometra
Në kufirin në mes të Kosovës dhe Serbisë, në pikëkalimin kufitar Merdare janë zgjatur kolonat e automobilave me emigrantë kryesisht shqiptarë, që nga shtetet perëndimore shkojnë për festat e fundvitit në Kosovë.
Siç bën të ditur bashkëpunëtori i albinfo.ch, Naser Tafolli, i ndodhur edhe vetë në këtë kolonë, pritjet po zgjasin tash më shumë se pesë orë ndërsa kolonat janë të gjata mbi 5 kilometra.
“Jemi këtu mbi pesë orë duke pritur në radhë, në anën serbe. Duket se policia kufitare e Serbisë nuk çan kokën për radhët e gjata të automjeteve në pritje me targa të Zvicrës, Austrisë, Gjermanisë etj., shumica dërmuese familje shqiptare. Kolona e automjeteve që presin për të hyrë në Serbi tashmë është e gjatë saqë nuk duket fare kufiri“, tha Naser Tafolli, i cili tashmë ka ikur nga kolona e gjatë duke kërkuar një vendkalim tjetër kufitar me Kosovën. Tafolli tha se faji qëndron edhe te pala kosovare për pritjet e gjata që po shkaktohen në pikëkalimin kufitar Merdare . “Problemi me pritjet e gjata është sfidë edhe për ministrin e ri të diasporës”, tha Tafolli. Ndërkohë ai ka kaluar shumë shpejt në pikën kufitare Dheu i Bardhë.
Pritjet e gjata të qytetarëve të Kosovës në kufirin Kosovë – Serbi ndodhin çdo vit gjatë sezonit të verës por edhe për festat e fundvitit.
Autoritetet e Kosovës vazhdimisht kishin potencuar se do të marrin masa që t’i evitojnë këto pritje.
E-Diaspora
-
Media zvicerane raporton nga protesta e diasporës shqiptare në Bernë “Protestat në Shqipëri kundër korrupsionit dhe shkatërrimit të mjedisit kanë mbërritur në Zvicër", shkruan nga vendngjarja,... -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
Mërgimtarët raportojnë kontrolle të shtuara në Serbi, apel për kujdes gjatë sezonit të pushimeve -
Sunny Hill po kthehet në pikën kryesore të takimit të diasporës shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Nis trafiku i pushimeve verore në Zvicër: Kolona drejt jugut, disa kilometra e gjatë Që të shtunën në mëngjes, trafiku në autostradën A2 u bllokua për tetë kilometra përpara Portalit... -
Zvicër: 24 % e makinave të regjistruara së fundmi, janë makina elektrike -
Media zvicerane raporton nga protesta e diasporës shqiptare në Bernë -
Puna në Zvicër: 300,000 vende të reja pune në pesë vjet -
200 franga më pak për person: Lucerni tërheq me zbritje qiraje












