Kosova
Komisioni i kalon amendamentet e Presidentes Osmani
Ndryshimet u miratuan me 6 vota pro. Dy deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës votuan kundër
Komisioni për Legjislacion ka miratuar ndryshimet kushtetuese të propozuara nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani për çështjen e zgjedhjes së presidentit.
Tani çështja ka avancuar dhe ndryshimet kushtetuese do të shqyrtohen në seancë plenare.
Ndryshimet u miratuan me 6 vota pro. Dy deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës votuan kundër, transmeton albinfo.ch.
Me këto ndryshime të propozuara, presidenti i shtetit duhet të zgjidhet me votë direkt nga populli. Ato kanë qenë në sirtar që nga viti 2011, kur Gjykata Kushtetuese pati dhënë vendim duke rrëzuar disa propozime e duke miratuar të tjerat.
Nuk është bërë e qartë se kur do të ftohet seanca për t’i shqyrtuar këto ndryshime kushtetuese. Çdo ndryshim kushtetues kërkon miratimin e dy të tretave të të gjithë deputetëve të Kuvendit, përfshirë dy të tretat e të gjithë deputetëve nga komunitetet.
Kërkesa për ndryshime kushtetuese nga Osmani u shfaq në ditën kur presidentja po hyn në muajin e fundit të mandatit dhe që partia në pushtet nuk ia siguroi nënshkrimet për një tjetër mandat, por e propozoi Glauk Konjufcën. Deri në orën 24:00, Kuvendi ka afat për të mbajtur seancën për të zgjedhur presidentin e ri. Nëse kjo tejkalohet, siç ka thënë kryeparlamentarja Albulena Haxhiu, Kosova do të hyjë në “terren të pashkelur”.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Tirana, kryeqyteti i dytë më i shtrenjtë në Evropë Tirana është renditur në qytetin e dytë më të shtrenjtë në Evropë, teksa një familje, me... -
Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss -
Pasojat e të nxehtit në Zvicër -
Vullnetarë të shumtë po ndihmojnë në kërkimin e 5 vjeçarit shqiptar, në lumin Reuss -
Escholzmatt, Lucern: Një grua gjendet e vdekur, i dyshuari është plagosur rëndë















