Maqedonia
Kompania britanike ‘SoPro’ investime dhe punësime të reja në Maqedoni
Sipas bashkëthemeluesit dhe pronarit të SoPro, Rajan Uelmans, vendimi për të investuar në Maqedoni bazohet në përvojat pozitive prej aktiviteteve të deritanishme
Investim plotësues prej katër milionë dollarësh amerikanë dhe 30 vende të reja të punës në Maqedoni paralajmëron agjencia britanike për marketing digjital SoPro, e cila në vend punon për dy vite me radhë.
Kumtojnë se me këtë kompania do ta rrisë numrin e të punësuarve në gjashtëdhjetë. Shprehin kënaqësi prej klimës së biznesit në Maqedoni dhe paralajmërojnë se për shkak të rritjes së numrit të klientëve dhe punës do të zhvendosen në hapësira të reja.
“Ekipimi me kuadër të ri profesional është rezultat i rritjes së numrit të klientëve dhe punës dhe do të ndodh me etapa në 12 – 18 muajt e ardhshëm”, theksojnë në kumtesë.
Sipas bashkëthemeluesit dhe pronarit të SoPro, Rajan Uelmans, vendimi për të investuar në Maqedoni bazohet në përvojat pozitive prej aktiviteteve të deritanishme të arritura përmes nëndegëve në Britaninë e Madhe, SHBA, Afrikë, Evropë dhe Indi dhe e reflekton besimin që SoPro e gëzon në rajon:
“Në Maqedoni gjetëm kuadër të ri, energjik dhe të përgatitur teknik. Shkupi është qytet i shkëlqyer me kulturë të pasur, i cili në kombinim me vlerat evropiane dhe zonën e ngjashme kohore, e bën akoma më të afërt me ne. Ky investim i mbështet planet tona ambicioze për zhvillim dhe presim sukses të vazhdueshëm në Maqedoni”, thotë Velmans.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit Në vitin 2014, Ibrahim Zahiri u zgjodh në këshillin bashkiak të Opfikonit dhe në komitetin e... -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Zvicra importon një numër rekord organesh Më shumë njerëz morën transplante në Zvicër në vitin 2025 falë një numri rekord të organeve... -
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit -
Qeveria zvicerane shqyrton taksën për imigracionin -
Cilat janë pesë rreziqet që i kanosen Zvicrës, sipas qeverisë? -
Zermatt ka më shumë të huaj se zviceranë












