CH-Ballkani
Kompania kosovare nuk ka shlyer borxhin, dogana gjermane i konfiskon autobusin
Ndërmarrja në mënyrë të përsëritur nuk e kishte bërë pagesën e taksës së transportit të udhëtarëve për autobusët e saj të përdorur në Gjermani
Pasi që ndërmarrja kosovare për transportim të udhëtarëve kishte një borxh të pashlyer tatimor prej 22.000 eurosh në Gjermani, doganierët e konfiskuan autobusin kosovar. Kjo ka ndodhur mbrëmjen e të martes në autostradën 96 në pikën lidhëse Sigmarszell dhe është realizuar nga një njësit kontrollues i Doganës së Friedrichshafenit, shkruan presseportal.de.
Ndërmarrja në mënyrë të përsëritur nuk e kishte bërë pagesën e taksës së transportit të udhëtarëve për autobusët e saj të përdorur në Gjermani, transmeton albinfo.ch. Duke qenë se shoferi nuk mundi ta paguante shumën e përmendur në vend të ngjarjes dhe pasi gjithashtu nuk ishte e mundur të bëhej transferim të hollash, doganierët e morën peng autobusin.
Pasagjerët kaluan pastaj në një autobus zëvendësues dhe vazhduan rrugën, duke bërë një vonesë.
Dogana është e autorizuar që me rastin e kontrollimeve që u bën personave dhe ndërmarrjeve të jashtme, të zbatojë llogaritë e pashlyera tatimore dhe po ashtu edhe të kofiskojë objekte, përcjell albinfo.ch. Në më shumë se 400 raste të illa, punonjësit e Zyrës Krxesore Doganore Ulkm, gjatë vitit të kaluar kanë mbledhur rreth 80.mijë euro.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit Besimtarët e Misionit Katolik Shqiptar në Luzern kanë kremtuar festën e Pashkëve në dy qendra të... -
Ushtria zvicerane hap dyert për ish-ushtarët për shkak të mungesës së personelit -
Gjeneva zhvendos qendrën e konsumimit të drogës në Montbrillant -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Mashtrime dhe telefonata, kush i shet të dhënat tuaja në internet (dhe kush përpiqet t’i fshijë ato)











