Lajme
Kompanitë ajrore zvicerane: Të hiqet karantina, të bëhen testet në aeroporte
Tani edhe ekspertët po pyesin gjithashtu për kuptimin dhe kostot ekonomike të karantinës dhe për këtë arsye duan të mbështeten në teste të shpejta
Dega ekonomike e udhëtimeve është duke u bërë thirrje autoriteteve shtetërore që të mundësohen testime të shpejta në aeroporte, për të shmangur karantinën, shkruan srf.ch.
Këtë presion, kompanitë ajrore janë duke e bërë prej muajsh, me arsyetimin se kërcënimi i karantinës po e dëmton rëndë biznesin e tyre, njofton albinfo.ch.
Ata që kthehen nga një zonë e rrezikshme për koronavirus duhet të qëndrojnë rreptësisht në shtëpi për dhjetë ditë. Ndërsa industria zvicerane e udhëtimeve ka kohë që po lufton me këtë regjim.
Tani edhe ekspertët po pyesin gjithashtu për kuptimin dhe kostot ekonomike të karantinës dhe për këtë arsye duan të mbështeten në teste të shpejta.
Një mundësi e tillë është në dispozicion në Francë, për shembull, tranmseton albinfo.ch. Nëse dëshironi të udhëtoni në Francë nga një zonë rreziku, duhet të kryeni një testim të shpejtë të koronavirusit në aeroport dhe nëse testi del negativ, për ju nuk ekziston detyrimi për karantinë.
Përveç ekspertëve, edhe Aeroporti në Bazel-Mulhouse gjithashtu dëshiron që të standardizohen rregullat dhe është në favor të testeve të shpejta. Për më tepër, në anën franceze të këtij aeroporti ka kohë që praktikohet testimi i shpejtë në vend të karantinës.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë














