Shkurt.ch
Kompanitë zvicerane, “në telashe” për të gjetur punëtorë
Në Zvicër ka mungesë të punëtorëve të kualifikuar. Kjo dëshmohet edhe me statistika
Një e treta e kompanive zvicerane kanë vështirësi në plotësimin e vendeve të lira. Në tregon zviceran ka mungesë të fuqisë punëtore të kualifikuar, ka bërë të ditur agjencia e punësimit Manpower, shkruan “Swissinfo.ch”.
Ndër arsyet e dhëna për vështirësitë në gjetjen e kandidatëve të duhur janë: 30% e punëdhënësve të anketuar përmendën mungesën e aftësive teknike, 29% mungesën e kandidatëve, 17% fajësuan mungesën e përvojës profesionale dhe 14% citonin mungesa të aftësive ndërpersonale, përcjell albinfo.ch.
Punëtorët që më së shumti kërkohen janë elektricistët, mekanikët, apo edhe shitësit, drejtuesit e kompanive dhe menaxherët.
Staf në hotelieri, shoferë, personel administrativ dhe inxhinierë, gjithashtu janë shumë të kërkuar nga punëdhënësit.
Punëtorë të tjerë të kërkuar janë pastrues apo specialistë të kontabilitetit dhe financave.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria














