Integrimi
Komuna, me të drejtë ia ka refuzuar kosovares pasaportën zvicerane
Siç mund të shihet në protokollin e intervistës për natyralizim, gruaja në fjalë ka qenë tepër pak e integruar në Hochdorf. Ajo nuk ka marrë pjesë aktive në jetën e fshatit dhe atje mund të shihej vetëm gjatë fundjavës
Komuna Hochdorf në Kantonin e Lucernit ka refuzuar t`ia japë pasaportën zvicerane kosovares së ardhur në Zvicër në vitin 1998. Gruaja e re, sot 29 vjeçe, në Zvicër jeton që nga mosha dhjetë vjeçare. Në vitin 2010 ajo kishte bërë kërkesën për natyralizim në procedurë të rregullt, në komunën Hochdorf. shkruan luzernerzeitung.ch. Ndërkaq intervistomi i parë i saj nga autoritetet ishte bërë vetëm në shkurt të vitit 2013, për faktin se komisioni kompetent i komunës i kishte kërkuar asaj që të sillte dokumente plotësuese, transmeton albinfo.ch. Në verën e po atij viti, komuna Regensdorf e Kantonit të Cyrihut ka njoftuar komunën Hochdorf të Lucernit se kosovarja jetonte në Regensdorf, me partnerin e saj.
Pas sqarimeve të mëtejshme, ajo u detyrua që të kalonte zyrtarisht në Regensdorf ku dhe duhej të paguante tatimet. Ankesa e saj e bërë në Gjykatën Administrative të Cyrihut u miratua. Pra, gruaja e re mund të vazhdonte të mbetej zyrtarisht (me dokumente) banore e komunës Hochdorf.
Në qershor 2015 komisioni për natyralizim i Hochdorfit rifilloi procedurën dhe e ftoi kosovaren në bisedën kryesore. Nga marrja në pyetje, komisioni erdhi në përfundimin se ajo nuk mund të merrte pasaportën zvicerane. Po këtë qëndrim e mbrojti pastaj edhe Gjykata Administrative e Kantonit të Lucernit, gjë që e shtyri atë të bënte ankesë edhe në Gjykatën Federale të Zvicrës, në Lozanë, që është shkalla më e lartë e gjyqësisë në vend. Dhe, siç tregon vendimi më i ri, edhe Lozana i ktheu përgjigje negative, përcjell albinfo.ch. Në veçanti, sipas kësaj gjykate, nuk qëndron ankesa e gruas se komisioni i komunës Hochdorf e kishte zvarritur procedurën. Kjo, duke u nisur nga fakti se kosovarja udhëheq në Regensdorf një ndërmarrje të veten ndërsa po atje edhe ka marrë një banesë me qira.
Po ashtu, siç mund të shihet në protokollin e intervistës për natyralizim, gruaja në fjalë ka qenë tepër pak e integruar në Hochdorf. Ajo nuk ka marrë pjesë aktive në jetën e fshatit dhe atje mund të shihej vetëm gjatë fundjavës. Nuk ishte as anëtare e ndonjë shoqate as që merrte pjesë në aktivitetet në komunë. Komisioni po ashtu kishte konstatuar mangësi në njohjen e sistemit politik të vendit. Kështu, edhe duke qenë studente e drejtësisë, ajo nuk kishte ditur se kushtetuta konsiderohet si ligji themeltar i shtetit, përcjell albinfo.ch. Ajo po ashtu nuk e kishte të njohur se si funksionon “formula magjike” e formimit të Qeverisë së Zvicrës dhe nuk e kishte të qartë mënyrën e funksionimit të komunës Hochdorf. Kosovarja kishte edhe tatime të mbetura pa paguar.
Mbi të gjitha, komisioni për natyralizim ka vepruar me të drejtë, sipas Gjykatës federale, duke kërkuar lidhje më të mirë të kandidates me fshatin, pjesëmarrje në jetën sociale etj. Për këtë arsye, asaj me të drejtë nuk i është dhënë pasaporta zvicerane, ka përfunduar qëndrimi i gjykatës.
E-Diaspora
-
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Zvicër
-
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës Kantoni zviceran i Neuchâtel-it po miraton disa masa emergjente për të ofruar lehtësim për fermerët, ndërsa... -
Zvicra kërkon më shumë fleksibilitet nga kontrolli kufitar i BE-së -
Aksident në A1 pranë Cyrihut: Një person i lënduar, trafik i bllokuar -
Vapa ekstreme po ndikon edhe në vlerën e pronave në Zvicër -
Zvicër: Shumica e kantoneve ndalojnë ndezjen e zjarreve në dhe pranë pyjeve












