Kosova
Konfirmohet vdekja e tre personave nga Kosova
Ata ishin nisur nga Aeroporti i Shkupit drejt Kosovës
Tre personat e raportuar të zhdukur janë gjetur pa shenja jete, bëjnë të ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë Veriore. Bëhet fjalë për Ejup Tërnavën, Cennet Tërnavën dhe Fatmire Shabanin, të cilët ishin nisur nga Aeroporti i Shkupit drejt Kosovës, transmeton albinfo.ch.
“U gjet një automjet “Mercedes” i përmbysur në rrugën PKK Bllacë–Shkup, tre persona të vdekur
Më 19.07.2026, në ora 22:35, në SPB Shkup është raportuar se në rrugën nga Pikëkalimi Kufitar Bllacë drejt Shkupit ndodhet një automjet i përmbysur i markës “Mercedes” me targa gjermane. Menjëherë në vendin e ngjarjes janë dërguar zyrtarë policorë, të cilët kanë konstatuar se në automjet ndodheshin tre persona të vdekur (një mashkull dhe dy femra). Vdekjen e ka konstatuar një mjek nga Ndihma e Shpejtë Mjekësore. Më herët, në ora 13:40, në Stacionin Policor Bit Pazar, një shtetas i Kosovës kishte raportuar se tre persona ishin zhdukur. Kontakti i fundit me ta kishte qenë më 18.07.2026, rreth orës 22:15, kur ata ndodheshin në aeroportin e Shkupit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
E-Diaspora
-
Podujevë: Hapet panairi “Ditët e Diasporës” Në Bulevardin e Qytetit në Podujevë sot është hapur Panairi me produkte artizanale, me të cilin... -
Vëllezërit nga Kosova sjellin në Zvicër garazhin ku klientët riparojnë vetë automjetet -
Gjenden të pajetë tre familjarët e zhdukur pas nisjes nga Shkupi -
Tre persona nga Vushtrria raportohen të zhdukur, familjarët kërkojnë ndihmën e qytetarëve -
MPJD njofton për stabilizimin e situatës në pikën kufitare Bajakovo
Jeta në Zvicër
-
Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër Një peticion me mbi 110 mijë nënshkrime, i dorëzuar të hënën në Kancelarinë Federale të Zvicrës,... -
Mbyllet tuneli zviceran, San Bernardino, kjo është arsyeja -
Helikopterët furnizojnë me ujë Alpet Zvicerane -
Mblidhen 110 mijë nënshkrime, peticioni zviceran kërkon gjashtë muaj leje lindjeje -
Zvicra po përballet me një formë të re ekstremizmi në vitin 2026














