Kosova
Konfiskohen 2.2 tonë mjeteve piroteknike
Oficerët e Doganës së Kosovës gjatë ditës së djeshme kanë arritur të kapin një sasi të konsiderueshme të mjeteve piroteknike të futura kontrabandë
Oficerët e Doganës kosovare kanë konfiskuar 2.2 tokë mjete piroteknike kontrabandë që po bartej nga veriu i Kosovës për në Prishtinë. Shoferi që po ngiste automjetin, sapo kishte parë doganierët kishte devijuar rrugën, duke tentuar t’i ikë. Kështu njofton sot nëpërmjet një komunikate për media Zyra për Informim e Doganave.
“Gjatë patrullimit në magjistralen Mitrovicë – Prishtinë oficerët doganorë kanë vërejtur një kombi të bardhë me targa kosovare, oficerët kanë tentuar ta ndalin për kontroll por automjeti ka devijuar rrugën dhe është nisur në drejtimin të kundërt. Me të vërejtur ketë devijim të rrugës oficerët kanë reaguar duke ndjekur kombin e dyshuar ku edhe pas rreth 3 km është arritur të ndalet ndalur”, thuhet në njoftim.
Sipas tyre, pas kontrollimi dhe ndalimit të personave është konstatuar gjendja e mallrave, materiale piroteknike me origjine nga Kina dhe me peshë prej 2430.50 kg bruto dhe 2250.50 neto (pra 2.2 ton). Mallrat dhe automjeti transportues janë konfiskuar derisa lënda ka vazhduar për hetime.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












