Lajme
Kongresisti amerikan, Eliot Engel, nesër në Serbi
Beograd, 2 korrik – Kongresisti amerikan, Eliot Engel, siç e cilëson “Novosti” i Beogradit, me dekada lobist për shqiptarët, mbështetës i pavarësisë së Kosovës dhe i bombardimit të Serbisë më 1999, të mërkurën, pra nesër, do të jetë mysafir i Kuvendit të Serbisë.
Ai do të takohet me nënkryetarin e Parlamentit, Vlladimir Marinkoviq, me kryetarin e Këshillit për politikë të jashtme, Zharko Obradoviq dhe me deputetët Gordana Çomiq dhe Sandra Bozhiq. Sipas mediave serbe, kongresisti Engel ka bërë kërkesë që të vizitojë Parlamentin serb.
Konstatimit se bëhet fjalë për lobist ekstrem të shqiptarëve, i cili shfrytëzon çdo rast për të folur kundër Serbisë, Marinkoviq citohet të jetë përgjigjur:
“Po, është lobisti më ekstrem. Por, për ne çshtë i rëndësishëm çdo rast. Sikur para njëzet vjetësh të kishim komunikime me kongresistë, do të kalonim më mirë…” Gazeta “Novosti” e Beogradit rikujton se Eliot Engel ka organizuar në Dhomën e Përfaqësuesve panelin ku është pohuar për dhunimin e 20 mijë grave shqiptare gjatë luftës në Kosovë.
“Në Kosovë ai është yll. Në Pejë një rrugë e ka emrin e tij, ndërsa pulla postare me figurën e tij kushton madje dy euro”, shkruan kjo gazetë.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin












