Lajme
Konjufca paralajmëron fillimin e marrëdhënieve diplomatike me Xhamajkën
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca, i ka shprehur mirënjohje qeverisë dhe popullit të Xhamajkës për njohjen e Kosovës.
Xhamajka u bë shteti i fundit që e njohu Kosovën si shtet të pavarur.
“Shpreh mirënjohjen më të lartë qeverisë dhe popullit të Xhamaikës për vendimin miqësor e shumë të mirëpritur për njohjen e Republikës së Kosovës”, ka thënë Konjufca.
“Njohja e Republikës së Kosovës është një moment i veçantë i miqësisë në mes të vendeve tona”
Tutje, Konjufca ka shtuar se përmes kanaleve diplomatike, qeveria e Kosovës do të iniciojë lidhjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.
“Qeveria e Republikës së Kosovës do të përcjellë, përmes kanaleve diplomatike, gatishmërinë për të inicuar lidhjen e marrëdhënieve diplomatike në mes të dy vendeve tona dhe për të thelluar miqësinë dhe bashkëpunimin në mes të dy shteteve dhe popujve tanë”, ka shtuar ai, përcjell Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar










