Lajme
Konjufca pritet të heqë dorë nga kryeparlamentari, Vjosa Osmani kundërshton postin
Ndonëse Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje do të heqë dorë nga posti i kryeparlamentarit për shkak të nënshkrimit të marrëveshjes për koalicion ndërmjet VV-së dhe LDK-së, Vjosa Osmani nuk po lëshon pe për poste.
Kandidatja për kryeministre e LDK-së, Vjosa Osmani, është përplasur me krerët e partisë rreth mënyrës se si kanë vendosur t’i ndajnë resorët qeveritarë.
Vjosa Osmani e kishte kërkuar pozitën e ministres së Punëve të Brendshme dhe atë të zëvendëskryeministres.
Mirëpo, kjo gjë nuk ka ndodhur për shkak se Isa Mustafa ka anuar në drejtim të Agim Veliut.
Ajo i ka paralajmëruar në orët e pasdites se nuk e pranon pozitën e kryetares së Kuvendit.
Ndërkohë, kur kishte përfunduar procesi elektoral, zyrtarët e LDK-së kishin thënë se Vjosa Osmani do të zgjedhë se ku dëshiron të shkojë në pozitat insitucionale.
Mirëpo, për shkak të zhvillimeve të fundit, duket që ky premtim nuk është mbajtur.
Mbetet e paqartë se si do të reagojë nesër Vjosa Osmani apo që partia të mund të reflektojë dhe të ndryshojë vendimin e fundit për emërimet në pozitat qeveritare.
Ndërkohë, LDK në mbledhjen e sotme të Kryesisë ka vendosur që Avullah Hoti do të jetë zëvendëskryeministër.
Anton Quni është propozuar për ministër të Mbrojtjes, Besian Mustafa për ministër të Bujqësisë, Hykmete Bajrami për ministre të Arsimit. Vlora Dumoshi është propozuar për ministre të Kulturës, derisa Lumir Abdixhiku për ministër të Infrastrukturës.
Ndryshe, edhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka propozuar ditë më parë emrat për ministra dhe zëvendëskryeministrin e dytë.
Ai ka njoftuar se ka zgjedhur për zëvendëskryeministër të dytë Haki Abazin.
Ndërkaq, si ministre të Drejtësisë Kurti kishte njoftuar se e kishin zgjedhur Albulena Haxhiun.
Ministër i Punëve të Jashtme ishte propozuar Blerim Reka, i cili pritet të zëvendësohet nga Glauk Konjufca, ndërsa, ministër i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi.
Për ministër të Ekonomisë Kurti ka propozuiar Rozeta Hajdarin.
Kurse Arben Vitia është propozuar si ministër i Shëndetësisë dhe Sportit.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar













