Fotolajmi
Ekonomia e Eurozonës shënoi rritje në nëntor të këtij viti
Aktiviteti ekonomik në Eurozonë u rrit në nëntor në ritmin më të fortë këtë vit, vlerësoi të mërkurën një kompani kërkimore Markit, ndërkohë që rritja në periudhën e ardhshme do të mund të përshpejtohet edhe më tej, duke pasur parasysh fluksin e fortë të porosive të reja, përcjell albinfo.ch.
Indeksi i blerjes (PMI) në sektorin privat në Eurozonë u rrit në nëntor me 54.1 pikë, nga 53.3 pikë sa ishte në tetor, vlerësuan në Markit. Kjo është vlera më e lartë këtë vit, shtuan ata.
“Rezultatet paraprake të PMI-së në nëntor tregojnë rritjen më të madhe mujore të aktiviteteve të biznesit këtë vit”, deklaroi ekonomisti kryesor në Markit, Chris Williamson.
Aktivitetet e rritura me ritëm të njëtrajtshëm në sektorin e prodhimit dhe shërbimeve dhe në mesin e ekonomive kryesore Gjermania përsëri ka regjistruar një rritje të fortë, ndërsa në Francë aktivitetet janë përshpejtuar.
“Zyrtarët e Bankës Qendrore Evropiane (BQE) do të jenë të kënaqur për shkak të forcimit të qëndrueshëm të presioneve të inflacionit. Çmimet mesatare të shitjes së mallrave dhe shërbimeve u rritën në më shumë se pesë vjet, edhe pse rritja, në fakt, është shumë modest”, tha ekonomisti kryesor në Markit.
Të tjera nga Fotolajmi
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës në këtë shtet Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dy trena janë bllokuar në tunelin midis dy stacioneve Të mërkurën në mëngjes pati një ndërprerje në trafikun hekurudhor midis Cyrih-Hardbrücke dhe Cyrih-Oerlikon....
-
Zvicër: Ndërrimi i motit shqetëson bletarët
-
Bankat zvicerane kërkojnë më pak staf
-
Thun dëshiron të ulë taksat
-
Tonelata naftë derdhen në liqenin e Zug-ut