Kalendari

Cyrih: Konsullata e Kosovës feston 11-vjetorin e pavarësisë

Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih feston të dielën, më 24 shkurt 2019, 11-vjetorin e pavarësisë së Republikës së Kosovës. Në këtë manifestim do të përformojnë artistë të njohur, si dy sopranot, Elina Duni dhe Fatjona Burbullushi

Konsullata e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike në Kosovë, ju fton në festën e 11-vjetorit të pavarësisë së Kosovës të dielën, më 24 shkurt 2019, në Restaurant Salmen, në Schlieren, prej orës 17.00.

Programi festiv:

Fatjona Burbullushi, Elina Duni, Altin Asllani, Eliza Pintolli, Anesa Jakupi, Albion Rexha, Lorenta Zejneli, Isuf Rashiti, Kori-Lyra

 24 shkurt, nga ora 17.00, në Restaurant Salmen Uitikonerstrasse 17 –8952-Schlieren