CH-Ballkani
Konsullatë të përbashkët në Mynih
Me qëllim të përmirësimit të shërbimeve konsullore për qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë, në Munih të Gjermanisë së shpejti do të hapet një Konsullatë e përbashkët.
Konsullata në Mynih do të jetë e dyta e këtij lloji pas hapjes së Konsullatës së Përgjithshme në Milano.
Në një njoftim për media thuhet se hapjen e konsullatës do ta bëjnë ministri Enver Hoxhaj dhe homologu i tij, Ditmir Bushati.
Konsullata e Përgjithshme e Mynihut është paraparë t’i mbulojë landet e Bavarisë (Bayern), Baden-Vyrtembergut (Baden-Ëürttemberg), Rajnland-Pfalc (Rheinland-Pfalz) dhe Zarland (Saarland). Shërbimet dhe ndihmën e kësaj konsullate pritet ta marrin rreth 30 për qind e qytetarëve të të dyja shteteve që jetojnë Gjermani”, thuhet më tutje një njoftim.
Sic njofton Ministria e Punëve të Jashtme, hapja e Konsullatës së Përgjithshme do të ndikoj edhe në partneritetit strategjik Kosovë – Shqipëri si dhe intensifikimin e marrëdhënieve bilaterale me landet që janë në rrethin e juridiksionit të kësaj konsullate
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Podujevë: Hapet panairi “Ditët e Diasporës” Në Bulevardin e Qytetit në Podujevë sot është hapur Panairi me produkte artizanale, me të cilin... -
Vëllezërit nga Kosova sjellin në Zvicër garazhin ku klientët riparojnë vetë automjetet -
Gjenden të pajetë tre familjarët e zhdukur pas nisjes nga Shkupi -
Tre persona nga Vushtrria raportohen të zhdukur, familjarët kërkojnë ndihmën e qytetarëve -
MPJD njofton për stabilizimin e situatës në pikën kufitare Bajakovo
Jeta në Zvicër
-
Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër Një peticion me mbi 110 mijë nënshkrime, i dorëzuar të hënën në Kancelarinë Federale të Zvicrës,... -
Mbyllet tuneli zviceran, San Bernardino, kjo është arsyeja -
Helikopterët furnizojnë me ujë Alpet Zvicerane -
Mblidhen 110 mijë nënshkrime, peticioni zviceran kërkon gjashtë muaj leje lindjeje -
Zvicra po përballet me një formë të re ekstremizmi në vitin 2026













