Lajme
Kontroll në autostradë: 4 shqiptarë kapen për delikte të ndryshme
Ndaj njërit prej tyre ishte shpallur një fletarrest për Zvicër. Kosovari 33 vjeçar duhet të mbajë 60 ditë burg
Policia e Kantonit Zug ka zhvilluar një aksion të kontrollimit të pjesëmarrësve në komunikacion në hyrjen në autostradë te lokaliteti Cham, shkruan luzernerzeitung.ch. Gjithsej 28 automjete dhe 47 persona i janë nënshtruar kontrollimit nga policia e komunikacionit dhe ajo e kriminalitetetit.
Qëllimi i këtij aksioni të kontrollimit ka qenë zbulimi i delikteve dje atrrestimi i delinkuentëve.
Njëra nga policet pjesëmarrëse ka vënë re se si, me të parë policinë, dy veta i kanë ndërruar me të shpejtë vendet në makinë, transmeton albinfo.ch. Shoqëruesi nga ulësja e parë është ulur në vendin e shoferit dhe kjo ka ndodhur gjatë ngarjes së makinës.
Makina pastaj është ndaluar nga policët dhe janë kontrolluar të katër personat që gjendeshin në të. Me atë rast është zbuluar se personi që kishte vozitur fillimisht, këtë e kishte bërë edhe psemë parë i ishte marrë patentshoferi.
Po ashtu kontrollimi i mëtejmë tregoi se njëri ndër personat në këtë makinë po qëndronte ilegalisht në Zonën e Shengenit prandaj edhe në Zvicër, përcjell albinfo.ch. Ndaj këtij të fundit madje ishte shpallur një fletarrest për Zvicër. Kosovari 33 vjeçar duhet të mbajë 60 ditë burg.
Për tre personat tjerë që ndodheshin në makinë, me shtetësi të Shqipërisë dhe Maqedonisë dyshohet se kanë punuar në të zezë në Zvicër. Edhe ata u ndaluan përkohësisht për sqarimin e identitetit.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB Kantoni i Gjenevës po merr fitime të papritura nga banka qendrore. Banka Kombëtare Zvicerane do ta... -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana













