Bota
Kontrolle në kufijtë e BE-së, edhe për evropianët
Së shpejti do të aplikohen kontrolle më të rrepta në kufijtë e Bashkimit Evropian edhe për qytetarët e BE-së. Parlamenti dhe Këshilli Evropian kanë arritur të hënën një marrëveshje mbi propozimin e Komisionit Evropian, përcjell albinfo.ch.
Qytetarët e vendeve të treta u nënshtrohen gjithnjë kontrolleve të dokumenteve dhe kontrolleve të sigurisë që konsistojnë në kryqëzimin e të dhënave të tyre me ato të bankave të të dhënave më të rëndësishme, në hyrje të BE-së. Por, reforma e Kodit të Kufijve Schengen (Schengen Borders Code) fut kontrollet e detyrueshme edhe për shtetasit evropianë me sistemin informativ Schengen (SIS- Schengen Information System) dhe me bankën e të dhënave Interpol të dokumenteve të vjedhura apo të humbura (Stolen and Lost Travel Documents Database, SLTD).
Vendet anëtare do të kenë edhe mundësinë të bëjnë kontrolle sistematike të qytetarëve të BE-së me sisteme të tjera nacionale dhe të dhënash të tjera të Interpolit. Madje, qytetarët e vendeve joevropiane do të kontrollohen edhe kur dalin nga BE-ja, në SIS dhe SLTD. Kjo, shpjegon Komisioni Evropian, duhet të bëhet në respekt të plotë të rregullave për mbrojtjen e të dhënave personale dhe të legjislacionit evropian mbi të drejtat themelore.
Tani marrëveshja duhet të miratohet formalisht nga bashkëligjvënësit, që të hyjë në fuqi dhe të zbatohet sa më shpejt të jetë e mundur nga shtetet anëtare.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Çfarë do të ndryshojë gjatë muajit korrik në Zvicër në 2026 Nga edukimi te rimbursimi i aplikacioneve shëndetësore dhe rregulla të reja për transportin dhe ndërtimin... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih













