Kosova
Kontrollorët e trafikut ajror i japin fund grevës
Sot, Kontrollorët e trafikut ajror i kanë dhënë fund grevës. Kjo është arritur pas arritjes së një memorandumi mirëkuptimi në mes tyre dhe Ministrisë së Infrastrukturës.
“Grevës së kontrollorëve të trafikut ajror iu dha fund. Këtë paradite nënshkruam memorandum mirëkuptimi në të cilën listohen kërkesat e Shoqatës Sindikale të Kontrollorëve të Trafikut Ajror, pas përfshirjes së tyre në ligjin për paga”, ka thënë ministri i Infrastrukturës së Kosovës, Pal Lekaj, përcjell albinfo.ch.
“Mbetem i përkushtuar që të punoj drejt trajtimit të tyre si shërbim i veçantë. Udhëtarë të nderuar, fluturimet në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” do të vazhdojnë operimin pa pengesa”, thuhet tutje në njoftimin e lëshuar për media.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mësuesit e diasporës bashkohen në Kosovë për forcimin e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe... -
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti













